Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt detit të premten, pasi ushtria amerikane ka paralajmëruar Veriun se përdorimi i armëve bërthamore do të rezultojë në fundin e atij regjimi.
Ushtria e Koresë së Jugut ka zbuluar dy lëshimet nga zona bregdetare lindore e veriut Tongchon të premten, ka thënë në një deklaratë Shefi i Shtabit të Përbashkët të Seulit. Ndërsa, ushtria e Koresë së Jugut e ka rritur qëndrimin e saj të mbikëqyrjes.
Komanda amerikane e Paqësorit Indo ka thënë se lëshimet nuk përbënin një kërcënim të menjëhershëm për SHBA dhe aleatët e saj.
Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar fuqishëm Korenë e Veriut që të mos përdor armët e saj bërthamore në mënyrë parandaluese, shkruan AP.
Kështu forcat ajrore të Koresë së Jugut dhe SHBA kanë planifikuar një trajnim për stërvitje, që i kanë quajtur stërvitje të natyrës mbrojtëse. Stërvitjet ajrore “Stuhia Vigjilente” e javës së ardhshme do të zhvillohen nga e hëna në të premten dhe do të përfshijnë rreth 140 avionë luftarakë të Koresë së Jugut dhe rreth 100 avionë amerikanë.
Që nga fundi i shtatorit, Koreja e Veriut ka lëshuar një breshëri raketash drejt detit . Që testet e para të raketave balistike të Veriut kanë filluar nga 14 tetori.