Limaj: Kosova është pa kryeministër, Kurti ka hequr dorë nga detyrat e tij

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është duke e qeverisur si duhet vendin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj





Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, e ka kritikuar kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti për mënyrën se si është duke e qeverisur vendin.

Limaj për EO, ka thënë se qeverisja e Kurtit është duke vazhduar ta dëmtojë vendin dhe se sipas tij dëmi do të jetë edhe më i madh nëse vazhdohet kësisoj.

“Kosova është pa kryeministër. Kryeministri i Kosovës ka hequr dorë që moti nga detyra e tij qeverisëse. Ai nuk është duke qeverisur vendin, por duke administruar. Sa do të zgjasë nuk varet nga ne por nga të gjithë. Varet nga qytetarët. Nëse vazhdohet me këtë logjikë, Kosova deri tani është e dëmtuar me vite të tëra, por dëmi do të jetë edhe më i madh nëse vazhdohet me këtë qeverisje”, ka deklaruar Limaj.

Limaj, po ashtu e kritikoi Kurtin për mënyrën se si po dialogun me Serbinë, duke thënë se ka mungesë të përvojës dhe dijes.

“Edhe në politikën e dialogut kemi të njëjtën mungesë të përvojës, mungesë të dijes. Prandaj kjo ka sjellë degradim të procesit të dialogut. Sjellja e kësaj qeverie në dy vitet e fundit në pjesën veriore ka degraduar, ka tensionuar pozicionin e Kosovës në negociata. Kur kjo qeveri ka ardhur në pushtet, Kosova në arenën ndërkombëtare ka qenë në këtë nivel”, është shprehur Limaj.

Limaj ka thënë se tani është koha për marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, por sipas tij një marrëveshje e tillë do të duhej ta ketë njohjen brenda.





Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika