Një person ka raportuar se dy vajzat e tij kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.
Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën e 26 tetorit rreth orës 15:30, në Viti.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy vajzat e tij viktimat femra kosovare kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raport.
Bëhet e ditur se janë duke u kryer hetime intensive për gjetjen e vajzave