Putin pranon se kërcënimet për “bombë të ndyrë” ndaj NATO-s janë bërë me urdhër të tij

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se i ka thënë ministrit të tij të mbrojtjes të shtojë kërcënimin e pajisjes bërthamore pavarësisht se Kievi këmbëngul se nuk ka plane të përdorë një të tillë

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë





Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ka urdhëruar drejtpërdrejt ministrin e tij të mbrojtjes që të bëjë një sërë thirrjesh me komandantët e lartë të NATO-s këtë javë në lidhje me shpërthimin e mundshëm të një “bombë të ndyrë” si armë bërthamore në Ukrainë.

Rusia ka përshkallëzuar retorikën e saj në javët e fundit duke pretenduar pa prova se Ukraina po përgatitej të shpërthente një pajisje radioaktive me rendiment të ulët në territorin e saj, duke bërë që Kievi dhe vëzhguesit e tjerë perëndimorë të mendojnë se Putini mund të jetë duke përgatitur një sulm “flamur të rremë” nga vet ajo.

Në një fjalim, Putin ka pohuar edhe një herë se Rusia dinte “për një incident me një të ashtuquajtur “bombë të ndyrë, e cila është duke u përgatitur”, dhe se Rusia e dinte “ku, në përgjithësi, po përgatitej”.

Edhe një herë ai nuk dha asnjë provë për komplotin e supozuar, i cili përfshinte mundësinë që pajisja të ngarkohej në një raketë Tochka-U ose një raketë tjetër taktike, të shpërthehej dhe më pas të “fajësohej Rusia”.

Kievi ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka thënë se Rusia po përdor shantazh bërthamor në mënyrë që të përpiqet të bllokojë mbështetjen për kundërsulmimin e saj të suksesshëm kundër forcës pushtuese ruse.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të mërkurën se kishte shpenzuar “shumë kohë” duke diskutuar nëse Rusia mund të përgatitet të përdorë një armë bërthamore taktike në Ukrainë.

Joe Biden, presidenti i ShBA-së

“Më lejoni të them vetëm se Rusia do të bënte një gabim tepër serioz nëse do të përdorte një armë bërthamore taktike”, u ka thënë ai gazetarëve. “Nuk po garantoj ende se është një operacion fals, ne nuk e dimë. Do të ishte një gabim serioz dhe i rëndë”.

Gjatë fjalimit të tij në Valdai Club, një institut i politikës së jashtme të lidhur me Kremlinin, të enjten, Putin ka thënë se pohimet për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore nga Rusia kishin për qëllim të trembnin mbështetësit e saj duke treguar “çfarë vendi i keq është Rusia”.

“Ne kurrë nuk kemi thënë asgjë për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore nga Rusia, por vetëm kemi lënë të kuptohet për deklaratat e bëra nga liderët e vendeve perëndimore”, ka thënë Putin, raporton The Guardian.

Në fjalët e tij ai kritikoi gjithashtu ish-udhëheqësin e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, për faktin se ajo ishte “gati ta bënte atë” në lidhje me nevojën që një kryeministre të jetë gati për të përdorur armë bërthamore.

Vladimir Putin në takimin e 19-të vjetorit të klubit të diskutimit Valdai në Moskë më 27 tetor.

“Epo, le të themi se ajo u turbullua atje – vajza duket se është pak e pamend”, ka thënë Putin. “Si mund të thuash gjëra të tilla në publik?” Ai gjithashtu fajësoi Uashingtonin për dështimin, për t’u distancuar nga komentet për Truss.

Putin e përdori fjalimin si një platformë për të sulmuar vendet perëndimore dhe “dominimin” e tyre të supozuar, duke thënë se bota u përball me dekadën “më të rrezikshme” që nga Lufta e Dytë Botërore.

I pyetur për humbjet nga lufta në Ukrainë, Putin ka thënë  “Sigurisht, ne kemi kosto dhe para së gjithash ka të bëjë me humbjet që lidhen me zhvillimin e [luftës]. Unë mendoj për të gjatë gjithë kohës. Ka humbje ekonomike”.

Gjithashtu, Putin ka pohuar se ekonomia ruse i kishte mbijetuar sanksioneve më të këqija të vendosura kundër saj nga perëndimi pas fillimit të luftës.

“Gabim shumë serioz”, thotë Biden nëse Rusia përdor armë bërthamore





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika