Kryeministri Kurti në mbledhjen e 103-të të Qeverisë së Kosovës ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë tre miliardë e 212 milionë euro, kurse të hyrat buxhetore do të jenë dy miliardë e 818 milione euro.
“Kemi shtuar 240 pozita të inspektoriatit, kjo do të thotë më shumë inspektorë të punës ashtu që të mbrohen të drejtat e puntorëve”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti ka deklaruar se shëndetësia, mbrojtja, arsimi e bujqësia vazhdojnë të jenë prioritet i tyre, duke shtuar se kanë ndarë 296 milionë euro për shëndetësinë ne nivel qendror dhe lokal.
“Rendesi i kemi kushtuar dhe nderimit të infrastruktiurës shëndetësore duke shtuar rritjen e buxhetit të caktuar”, tha Kurti.
Kurti ka thënë se kanë buxhetuar ndërtimin e 11 çerdheve, ai shtoi se kanë shtuar dhe 243 pozita të reja për staf dhe kanë përmbushur premtimin për 500 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuar.
Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ky projekt buxhet ka tre objektiva.
“Vazhdimi i konoslidimit të rimëkëmbjes ekonomike, zbutja e ndikimit të presioneve të karta inflacionare që vjen nga importi, sigurimi i qëndrueshëmërisë makrofiskale për rritjen ekonomike”, ka thënë ministri i Financave.
Murati është shprehur se ekonomia e Kosovës ka treguar rezistencë të mjaftueshme sa i përket përballueshmërisë me kriza.
“Deri në fund të vitit parashikojme të kemi 3.8 deri në 4.1 për qind rritje ekonomike. Pritet një dinamikë e përshpejtuar e ekzekutimit të investimeve publike për shkak të zbatimit të kontratave në pritje që mudnësohen me ligjin për mbështetjen e punëve publike”.
Ministri Murati ka deklaruar projeksionet mbi të hyrat për vitin 2023 pritet të arrijnë dy miliard e 840 milionë euro.