Një ditë pasi Elon Musk ka blerë platformën e medieve sociale, Twitter është rikthyer llogaria e reperit Kanye West në këtë platformë.
Reperi Kanye West është ndaluar nga Twitter në fillim të tetorit të këtij viti. Arsyeja e ndalimit të llogarisë është postimi i deklaratave antisemitike, duke përfshirë një postim në Twitter të postuar më tetë tetor ku thuhej se ai do të shkonte në ‘vdekje për HEBRENJËT’.
Postimi i reperit Kanye West mbetet i fshirë dhe llogaria e tij mbetet e hapur dhe funksionon përsëri, por ai ende nuk ka postuar që nga tetë tetori, transmeton “unilad”.
Mediat amerikane raportojnë se njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka përfunduar blerjen e Twitter prej 44 miliardë dollarësh (38.1 miliardë paund), të premten e 28 tetori. Krahas kësaj, raportohet që i njëjti të ketë shkarkuar drejtuesit kryesorë të Twitter-it pasi mori përsipër kompaninë.