Përparim Rama bashkëndjen me të gjithë ata që “priten me orë të tëra” në trafikun e dendur gjatë së premtes

Gjatë ditës së premte është shkaktuar një tollovi e madhe në rrugët e kryeqytetit, për shkak të testimit të Unazës së Brendshme në Kryeqytet. E për këtë tollovi në trafik ka reaguar Përparim Rama duke thënë se bashkë ndjen me ata që priten në trafik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama, iu ka drejtuar qytetarë rreth testimit të Unazës së Brendshme në Kryeqytet të cilët kanë kanë qenë me të prekurit nga tollovitë e shkaktuara në komunikacion.

Kolona të gjata në Prishtinë, pas testimit të qarkores njëkahëshe për automjetet

Rama tha për këtë testim qytetarët janë njoftuar qysh nga data 26 tetor, dhe bashkëndjenë së bashku me stafin përgjegjës me ata qytetarë të cilët kanë qenë më të prekur nga tollovia e shkaktuar në komunikacion.

“Po ju drejtohem me procesin e testimit të Unazës së Brendshme në Kryeqytet. Për këtë testim ju kemi informuar publikisht, qysh nga data 26.10.2022.  E kuptoj plotësisht frustrimin e shumë qytetarëve rreth këtij testimi.  Unë dhe stafi përgjegjës I komunës së Prishtinës bashkëndjejmë me ju”, ka thënë Rama.

Përparim Rama: Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë

Ai ka falënderuar qytetarët për durim e treguar gjatë ditës së premte, pavarësisht frustrim të shprehur.

Sipas Ramës gjatë ditës së premte është bërë identifikimi i fytave të ngushtë dhe kanë marrë propozime e rekomandime konkrete për të ofruar një zgjidhje përfundimtare për komunikacion e ngarkuar në Prishtinë.

Dedaj: Testimi i qarkores njëkahore në Prishtinë do të eliminojë të metat e rrugëve

“Gjatë gjithë ditës së sotme, ne kemi bërë identifikimin e fytave të ngushtë dhe njëkohësisht kemi pranuar mesazhe me propozime e rekomandime konkrete për të ofruar një zgjidhje përfundimtare për komunikacionin e ngarkuar të Kryeqyteti tonë. Të gjitha propozimet dhe shqetësimet jemi duke i trajtuar me kujdes të veçantë bashkë me stafin tim”, ka vazhduar Rama.

Rama për testimin e qarkores: I nevojshëm për t’i kuptuar problemet në komunikacion 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika