Grenell: Rusët tani duhet të jenë shumë të kënaqur me Albin Kurtin

Richard Grenell, ish i dërguari i ShBA-ve nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se “rusët duhet të jenë shumë të kënaqur me Albin Kurtin tani”, duke komentuar vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për targat

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ish i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka komentuar vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës.

Ai nëpërmjet një postimi në Twitter ka thëne se rusët duhet të jenë shumë të kënaqur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Rusët duhet të jenë shumë të kënaqur me Albin Kurtin tani”, ka shkruar Grenell.

Ndërkaq, gjatë ditës së premte Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 103-të ka miratuar një vendim të ri për riregjistrimin e targave ilegale KM, SRB në targa legale RKS.

Albin Kurti “dorëzohet” para presionit ndërkombëtarë, shtyn afatin për targat

Kryeministri Kurti tha se ky vendimi bën sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve, konkretisht për tri javë ata të cilët nuk e zbatojnë vendimin për konvertimin e targave do të qortohen.

“I ndarë në tre etapa dhe shkallë, zbatimi fillimisht nisë me masën e dhënies së vërejtjes deri më 21 nëntor. Pastaj me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023.

Nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023 do të vendosen targat provuese për veturat me targa ilegale. Ndërkaq pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa ilegale”, ka thënë Kurti.

ShBA “e zhgënjyer”: Qeveria e Kosovës i refuzoi kërkesat e ndërkombëtarëve

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika