Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshëves ka thënë se nënkupton fillimin e realizimit të përkujdesjes institucionale së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës.
Sipas Kamberit, nënshkrimi i këtij memorandumi dëshmon kredibilitetin që Këshilli Kombëtar ka ndërtuar tek faktori kombëtar.
Po ashtu, Kamberi theksoi se përkrahjen e Republikës së Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar do ta ndjejnë shqiptarët e Luginës së Preshevës. “Bashkë me Kosovën!”, ka përfunduar Shaip Kamberi.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, të premten e 28 tetorit.
Qëllimi i takimit mes Kurtit dhe Mustafit ishte nënshkrimi i një Memorandumi të Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshëves.
Memorandumi i Bashkëpunimit synon përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.