Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të shtunën e 29 tetorit.
Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.73 euro për litër, çmimi maksimal për produktin Benzinë është 1.41 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal për Gaz është 0.72 centë për litër.
Krahasuar me të premtën e 28 tetorit, çmimi i benzinës të shtunën është rritur për një cent.
Ndërkaq, nafta dhe gazi kanë ngelur me çmim të njëjtë.
MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.
Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së shtunës, dhe janë valide për 24 orë.