Rusia do të humbasë betejën energjetike që po bën kundër Perëndimit, ka thënë drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).
“Pak para pushtimit të Ukrainë, rreth 65 për qind e eksporteve totale të gazit rus, shkoi në Evropë dhe 55 për qind e eksportit të naftës ruse shkoi në Evropë”.
“Evropa ishte treguar më i madh, klienti më i madh për Rusinë dhe Rusia e humbi këtë klient përgjithmonë. Klienti më i madh”, ka theksuar Birol.
Komentet e Birol i referohen veprimit hakmarrës që Bashkimi Evropian ka ndërmarrë në përgjigje të luftës në Ukrainë, një embargo pothuajse totale e naftës ndaj gazit rus dhe një shtytje shumë e shtrenjtë për të diversifikuar furnizuesit e gazit, kryesisht përmes gazit natyror të lëngshëm (LNG).
Ai ka shtuar se Rusia nuk do ta ketë të lehtë të zëvendësojë klientët evropianë, sepse një pjesë e madhe e gazit rus e ka në Siberinë Perëndimore dhe më pas rrjedh në Evropë përmes tubacioneve, raporton euronews.
Ndërsa, ndërtimi i tubacioneve të reja në Kinë ose Indi, mund të zgjasin deri në 10 vjet me një sasi të konsiderueshme teknologjie dhe investimesh.