Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ka dyfishuar bashkëpunimin ndërluftarak, duke shtuar se për herë të parë njësitet tona janë trajnuar në stërvitje me mortaja.
“Në këto stërvitje, për herë të parë, njësitet tona u trajnuan dhe operuan në stërvitje me mortaja të kalibrave 60 mm dhe 81 mm”.
“Vetëm këtë vit, janë realizuar me dhjetra stërvitje të përbashkëta ndërmjet njësive të forcave tokësore në nivelin taktik, prej skuadre, togu e deri te ai i kompanive për të kulmuar në proces, në të ardhmen e afërt, edhe në nivel batalioni/regjimenti”, ka shkuar Mehaj.
Ndërkaq, ai ka shtuar se për herë të parë që nga viti 2021, kanë filluar studimet e kandetëve të Kosovës në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në nivelin 4-vjeçar bachelor në shkencat ushtarake.