Mbrojtësi brazilian Dani Alves, ka vendosur të provojë në çdo mënyrë të mundshme, të mbajë veten në formë që të arrijë gjendjen e duhur për Botërorin e Katar.
Aktualisht braziliani 39-vjeçar gjendet në kontrat me Pumas, megjithatë ai pas përfundimit të kampionatit në Meksikë, ka vendosur të kthehet në Evropë për tu stërvitur dhe një gjë të tillë po e bën në Barcelonë. Vetë ekipi blaugranas në një komunikatë ka treguar se Dani Alves gjendet në qytetin katalunas dhe po stërvitet në qendrën sportive të Barcelonës.
Lojtari nuk është bashkuar me formacionin e Xavit, por me Barcelonën B, pra, që drejtohet nga ish-shoku i tij i skuadrës Rafa Marquez. Objektivi i Alves është që të mbajë vetën në formë për të fituar një ftesë nga Brazili për Botërorin Katar 2022.
Në faqen zyrtare në Twitter, Barcelona ka shfaqur një video që shihet Alves dhe lojtaret e tjerë duke u stërvitur, njëashtu ka shkruar edhe fjalë për karrierën e braziliantit, të cilat janë fjalë lavdëruese.
Dani Alves back in the house! 🤩 pic.twitter.com/W3XyKSNUa4
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 28, 2022