Vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Mal të Zi është shtyer për shkak të motit të keq.
Këtë ë bëri të ditur vetë Ursula von der Leyen nëpërmjet një postimi në Twitter.
“Për fat të keq, për shkak të motit të keq, më është dashur të shtyj vizitën time në Mal të Zi këtë mëngjes. Po e riprogramojmë. Mezi pres të vizitoj përsëri vendin tuaj të bukur shumë shpejt”, ka shkruar von der Leyen.
Regretfully, because of bad weather,
I had to postpone my visit to Montenegro this morning.We are rescheduling it.
I’m looking forward to visiting your beautiful country again very soon.
🇪🇺🇲🇪
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 29, 2022
Ndërkaq para disa ditësh Ursula von der Leyen ka qëndruar në Kosovë, ku është takuar me liderët e shtetit të Kosovës.
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ajo ka theksuar se Kosova ka rikonfirmuar dhe ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Shefja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, ka thënë se Evropa nuk është e plotë pa Kosovën.“Ju sigurojmë që BE-ja është e përkushtuar më shumë se kurrë në procesin e zgjerimit, do t’ju mbështesim aq sa mundemi”.