Kurti: Buxheti i vitit 2023 do të jetë 3.2 miliardë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ai është duke punuar maksimalisht dhe me nder, për t’i avancuar të gjitha aspektet që ndikojnë në jetën e qytetarëve të Kosovës  nëpërmjet ekzekutimit të këtij buxheti të vitit 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në ShSKUK

 





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se është miratuar projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, në mbledhjen e 103-të të Qeverisë, ku sipas Kurti, vlera e tij, “është 3 miliardë e 212 milionë euro”.

Më tej, Kurti ka treguar se si do të duke projektligji i Buxhetit të Kosovës për vitin 2023. Ai ndër prioritet e kryesore të  Qeverisës, për vitin 2023, e ka vendosur sektorin e shëndetësi ka ndarë “296 milionë euro për sektorin e shëndetësisë në nivel qendror e lokal”.

Ndërsa, 60 milionë euro sipas tij janë ndarë për barna esenciale.

“Rritje të buxhetit për infrastrukturën shëndetësore 400 pozita shtesë për stafin mjekësor (300 në nivelin lokal e 100 në atë qendror)”, ka shkruar në FaceBook Kurti.

Ndërkohë ai ka treguar se ka paraparë program të veçanta për “Zhvillimin e hershëm të fëmijëve”.

“Kemi vazhduar linjën buxhetore për ndërtimin e çerdheve, për 11 sosh. Kemi rritur kapacitetet njerëzore me 243 pozita të reja. Kemi përmbushur premtimin për 500 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara”, ka theksuar ai.

Përveç Zhvillimit të hershëm të fëmijëve, ai ka ndarë dhe për sektorin e “Bujqësisë” Buxhet nga arka e shtetit në Projektligjin për Buxhetin e vitit 2023.

“Mbështetja për bujqit tanë, për herë të parë arrinë vlerën 87 milionë euro. Me mbështetjen nga fondet e jashtme, presim ta tejkalojmë vlerën 100 milionë euro”, ka shkruar Kurti.

“Siguri dhe mbrojtje Kemi shtuar mbështetjen për sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes, duke rritur buxhetin për blerje të armatimit modern për ushtrinë tonë e duke shtuar 300 pozita të reja për Policinë”, ka shtuar ai.

Por Buxheti i ri ka paraparë dhe 15 milionë shtesë euro për për rezervat shtetërore sipas Kurtit.

Ndërsa ai ka ndarë buxhet dhe për 240 vende të punës të cilat do të krijohen.

“Kemi shtuar 240 pozita të reja për inspektoratet”, ka paralajmëruar Kurti.

“6 milionë euro për terminalet doganore shtetërore. 40 milionë euro për investime për mbështetjen e ndërmarrjeve publike. 60 milionë euro për shtesat për lehona e për fëmijë. Në vitin 2023 përmbushim premtimin tonë duke i përfshirë në skemë të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeçare”, këto janë disa katergori të cilat sipas Kurti do të përfitojnë nga Buxheti i vitit 2023.

Ai ka përfunduar duke thënë se ai është duke punuar maksimalisht dhe me nder, për t’i avancuar të gjitha aspektet që ndikojnë në jetën e qytetarëve të Kosovës  nëpërmjet ekzekutimit të këtij buxheti të vitit 2023.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika