Britania e Madhe i jep përparësi marrëveshjes së tregtisë të lirë me Indinë

Ministri i Jashtëm britanez, James Cleverly, ka thënë se Britania e Madhe i jep përparësi marrëveshjes për tregti të lirë me Indinë, por nuk ka dhënë një afat kohor se kur kjo marrëveshje do të finalizohet

Ministri i Jashtëm britanez, James Cleverly

Ministri i Jashtëm britanez, James Cleverly, ka thënë se Britania e Madhe është duke i dhënë përparësi arritjes së një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me Indinë, por nuk ka pranuar të jep një afat të ri kohor.

Cleverly pas një takimi me homologun e tij indian, S. Jaishankar në Nju Delhi, ka thënë se se lidhjet mes dy vendeve do të përmirësoheshin nën drejtimin e Rishi Sunak.

Në një intervistë për British High Commissioner, ministri i Jashtëm britanez është shprehur se “Kam pasur një mundësi fantastike për të folur për disa çështje tepër të rëndësishme globale, por gjithashtu për të folur për forcën e partneritetit dypalësh dhe për planet tona për të punuar më ngushtë me Indinë”.

Ministri i Jahtëm britanez nuk ka pranuar të tregoj se çfarë po e pengonte marrëveshjen tregtare, raporton euronews.

“Por kjo është një marrëveshje e rëndësishme për ne dhe një marrëveshje që ne me të vërtetë po i japim prioritet dhe do të vazhdojmë të sigurojmë që zyrtarët tanë dhe ministrat tanë të flasin rregullisht dhe të punojnë shumë për ta arritur”, është shprehur ai.

James Cleverly ka theksuar se është e rëndësishme të kujtojnë se një marrëveshje e gjerë e tregtisë së lirë si ajo që po negociojnë, nuk do të jetë kurrë e thjeshtë.

Nritania e Madhe dhe India me anë të kësaj marrëveshje duan të dyfishojnë tregtinë dypalëshe dhe deri në vitin 2030, dhe fitimet të jenë më shumë se 31 miliardë dollarë tani.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika