Bashkimi Evropian i bëri thirrje Rusisë të dielën që të anulojë vendimin e saj për t’u tërhequr nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila mundësoi eksportet e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi në mes të një krize globale ushqimore.
Rusia pezullon marrëveshjen e eksportit të grurit, Ukraina e akuzon për “pretekst fallso”
“Vendimi i Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen në marrëveshjen e Detit të Zi vë në rrezik rrugën kryesore të eksportit të drithërave dhe plehrave shumë të nevojshme për të adresuar krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta e saj kundër Ukrainës ”, tha në Tëitter shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Russia’s decision to suspend participation in the Black Sea deal puts at risks the main export route of much needed grain and fertilisers to address the global food crisis caused by its war against Ukraine.
The EU urges Russia to revert its decision.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 30, 2022
“BE-ja i kërkon Rusisë të (të ndryshojë) vendimin e saj”, ka shkruar Borrell.
Rusia ka pezulluar marrëveshjen e eksportit të grurit nën pretekstin e sulmeve të që kanë ndodhur ndaj anijeve në Krime.
Rusia akuzon Ukrainën për sulm masiv me dron në flotën e saj në Detin e Zi