Greqia është një vend i favorshëm për punë dhe tërheq shumë puntorë shqiptarë sezonale, të cilët punësohen në sektorin e bujqësisë apo ndërtimit, ndërsa arsyetimi i shqiptarëve është se në Shqipëri janë pagesat e ulëta.
Mes tjerash, sezoni i ullirit është një prej mundësive që u ofrohet shqiptarëve për punë.
Pjesa më e madhe e emigrantëve janë burra të cilët me të ardhurat që nxjerrin nga puna në Greqi krijojnë mundësi për të përballuar jetesën.
Një punëtor në Greqi paguhet mesatarisht 35 euro në ditë, gjersa një emigrant shqiptar në shtetin grek shprehet se “Nga skamja ikimi, nga e mira? Ullinj do të shkoj të mbledh për 35 euro”, raporton “top channel”.
“Atje vlerësohet puna, këtu në Shqipëri nuk të vlerësohet”, thotë një tjetër emigrant shqiptar që punon në Greqi.
Gjatë kohëve të fundit tregu shqiptar i punës është duke ndier mungesën e punëtorëve por kushtet dhe pagesat që i ofron shteti fqinj janë të pamundura për punëdhënësit shqiptarë.