Policia e Kosovës ka raportuar se të dielën e 30 tetorit në Obiliq janë konfiskuar katër armë.
Policia ka njofuar se pas pranimit të informacionit se disa persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut, njesitët policore nga stacioni i Obiliqit i janë pergjigjur rastit.
Tutje thuhet se në një kohë shumë të shkurtër janë lokalizuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar katër armë të gjata dhe 89 fishekë të kalibrit 12mm. Mes tjersh thuhet se personat e dyshuar kanë zhvilluar gjueti ilegale, e cila është e ndaluar në zonë të KEK-ut.
“Pas pranimit të informacionit se disa persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut, njesitët policore nga stacioni Obiliq menjëheherë i janë pergjigjur rastit dhe në një kohë shumë të shkurtër janë lokalizuar dhe arrestuar katër (4) persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar katër (4) armë të gjata dhe (89) fishekë të kalibrit 12mm. Personat e dyshuar kanë zhvilluar gjueti ilegale (që është e ndaluar) në zonë të KEK-ut”, njofton Policia e Kosovës.