Nga dita e hënë nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë

Nga e hëna e 31 tetorit në Kosovë nis vaksinimi kundër gripit sezonal. Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me qëllim që të krijohet imunitet përpara se virusi të përhapet gjerësisht në fund të vjeshtës dhe gjatë dimrit  

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se nga dita e hënë e 31 tetorit nis vaksinimi kundër gripit sezonal.

Sipas njoftimit mjekët rekomandojnë që të gjithë persona 6 muajsh e lartë mund të marrin vjetore kundër gripit sezonal.

Vaksina e gripit duhet të merret herët për të krijuar imunitet përpara se virusi të përhapet gjerësisht në fund të vjeshtës dhe dimrit.

Personat me rrezik të lartë për komplikime serioze të gripit përfshijnë të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore ose sistem imunitar të komprometuar.

Disa nga të njëjtat grupe janë gjithashtu në rrezik të lartë të komplikimeve edhe nga COVID-19.

Në njoftim thuhet se prandaj u rekomandohet qytetarëve që të vaksinohen kundër Gripit sezonal dhe gjithashtu të marrin edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Vaksinimi kundër gripit sezonal

 

COVID-10 dhe gripi sezonal

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika