Shembja e urës në Indi, të paktën 60 persona kanë vdekur

Raportet thonë se rreth 400 njerëz ishin në strukturë në atë kohë, ndërsa autoritetet kanë thënë se përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar

Pamje nga ura e shembur. Foto nga BBC





Të paktën 60 persona kanë humbur jetën pasi një urë për këmbësorë u shemb në shtetin perëndimor të Indisë, Gujarat.

Qindra janë zhytur në lumin Macchu në qytetin Morbi. Raportet thonë se rreth 400 njerëz ishin në strukturë në atë kohë, ndërsa autoritetet kanë thënë se përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar, shkruan BBC.

Ngjarje ka ndodhur vetëm katër ditë pasi ura është rihapur pas riparimeve.

Pamjet e transmetuara nga kanalet televizive, kanë treguar dhjetëra njerëz të kapur në kabllot e urës së shembur, derisa ekipet e emergjencës përpiqeshin që t’i shpëtonin.

Ura historike, 230 metra, ishte dnërtuar gjatë sundimit britanik në shekullin XIX-të.

E njëjta, ishte e mbyllur për rinovim për gjashtë muaj radhazi, derisa është rihapur për qytetarët javën e kaluar.

Kryeministri indian Narendra Modi ka thënë se është “thellësisht i pikëlluar nga tragjedia”.

“Ne mund të konfirmojmë se 30 njerëz kanë humbur jetën, shumë janë shpëtuar nga lumi dhe disa janë ende të zhdukur,” ka thënë Amit Jhala, një administrator i lartë në spitalin shtetëror ku ishin dërguar viktimat.

Ndërkaq sipas agjencisë së lajmeve Press Trust of India, të paktën 32 njerëz kanë vdekur. Ura është shembur pasi nuk ka mundur të përballojë numrin e njerëzve në të, kanë theksuar zyrtarët PTI.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika