Të dielën e 30 tetorit, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, si pasojë e të cilit ka mbetur një i lënduar.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e Policisë së rajonit të Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personi i lënduar tashmë është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 17:00 në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor” – ka thënë ajo.
Ndryshe, në raportin e policisë, thuhet s ebrenda 24 orëve kanë ndodhur 28 aksidente të trafikut me të lënduar.
Ndërkaq, janë edhe 27 aksidente trafiku me dëme materiale, të raportuara nga policia për të shtunën e 29 tetorit.