Dhjetra qytete janë duke mbyllur objektet publike në të gjithë Hungarinë për shkak të kostove të larta të energjisë.
Ndër objektet më të zakonshme të prekura janë teatrot, llixhat, pishinat, bibliotekat, muzetë dhe objektet sportive.
Nënkryetari i qytetit Szeged, Tamás Kovács ka thënë që fatura e gazit është shumëfishuar dhe qeveria nuk po bën asgjë për t’i ndihmuar.
“Shteti hungarez ka krijuar një sistem jofunksional në sektorin komunal nga 1 janari (kur për shumë njerëz fillon ndryshimi i çmimit). Ka bashki që janë pjesërisht jofunksionale që nga shtatori, duke u përpjekur të kryejnë të paktën detyrat e detyrueshme publike, por me reduktim, transporti publik ose objektet e mbyllura”, ka theksuar ai.
Situata e njëjtë është në të gjithë vendin me autoritetet komunale që përballen me pesë deri në dhjetëfish rritje të çmimeve të energjisë, raporton euronews.