Këtë të hënë më datë 31 tetor, qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës, do të kenë mundësi ta vaksinohen kundër gripit sezonal.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të drejtë për t’u vaksinuar kanë të gjithë personat prej gjashtëmuajsh e më lart.
Në këtë njoftim të MSh-së, rekomandohet që vaksinimi të bëhet sa më herët, në mënyrë që të krijohet imunitet para se të fillojë stina e dimrit, kur zakonisht rastet e gripit sezonal shtohen.
MSh-ja e ka rekomanduar vaksinimin, sidomos për personat të cilët konsiderohen me rrezik të lartë, sic janë të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna e kështu me radhë.
“Personat me rrezik të lartë për komplikime serioze të gripit përfshijnë të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore ose sistem imunitar të komprometuar. Disa nga të njëjtat grupe janë gjithashtu në rrezik të lartë të komplikimeve edhe nga COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Qytetarët mund të vaksionohet kudo në Kosovë, në qendrat e mjekësisë familjare përkatëse.