Të paktën 132 të vdekur nga shembja e urës në Indi

132 persona e kanë humbur jetën si pasojë e shembjës së një ure të vjetër në Indi

Pamje nga ura e shembur në Indi. Foto: AP





Numri i personave që kanë humbur jetën pas shembjes së një ure në Guajarat të Indisë, ka shkuar në 132.

Ekipet ushtarake po kërkonin të hënën për njerëzit e zhdukur, pasi një urë u shemb në një lumë të dielën, në shtetin perëndimor indian të Gujarat, duke shkaktuar qindra të zhytur në ujë dhe duke lënë të vdekur të paktën 132.

Të paktën 177 të mbijetuar u nxorën nga lumi dhe ekipet e ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore po kërkonin të tjerë të zhdukur, tha Jigar Khunt, një zyrtar i departamentit të informacionit në Gujarat.

Videot nga vendi i ngjarjes treguan qindra të tjerë të dëshpëruar, duke u kapur pas strukturës së thyer dhe duke u përpjekur të bënin rrugën e tyre drejt shpëtimit, derisa turmat në breg bërtisnin ose notonin në përpjekje për të shpëtuar ata që kishin rënë brenda.

Ekipet e shpëtimit duke kërkuar për të mbijetuar pranë urës së shembur në Indi. Foto: AP

Autoritetet thanë se ura e këmbësorëve e shekullit të 19-të të epokës koloniale mbi lumin Machchu, në rrethin Morbi të shtetit, u shemb sepse nuk mund të përballonte peshën e turmës së madhe, pasi sezoni i festivaleve hindu, tërhoqi qindra vizitorë në atraksionin turistik të hapur së fundmi.

Pamjet e sigurisë treguan se ura e varur dridhej fort dhe njerëzit përpiqeshin të kapeshin te kabllot e saj dhe te rrjeta metalike me ngjyrë të gjelbër, përpara se shtegu të lëshonte rrugën dhe të përplasej në lumë.

Ura 232 metra e gjatë ishte mbyllur për riparime për gati gjashtë muaj dhe ishte rihapur vetëm katër ditë më parë për Vitin e Ri Guxharat.

Pamjet nga vendi i katastrofës treguan urën e ndarë në mes dhe karrexhatën metalike të varur poshtë, me kabllot e saj metalike të këputura në vende.

A hand of a victim is seen after a cable bridge across the Machchu river collapsed in Morbi town of western state Gujarat, India, Monday, Oct. 31, 2022. Dozens are dead and many are feared injured in the accident. (AP Photo/Ajit Solanki)
Dora e një viktime si pasojë e shembjes së urës

Ministri i Shtetit, Harsh Sanghvi, u tha gazetarëve se 132 persona u konfirmuan të vdekur dhe shumë u pranuan në spitale në gjendje kritike. Sanghvi tha se ekipet e urgjencës dhe shpëtimtarët punuan gjatë natës për të kërkuar për të mbijetuarit. Shumica e viktimave ishin adoleshentë, gra dhe të moshuar, tha ai.

Nuk ishte e qartë menjëherë se sa njerëz ishin në urë kur ajo u shemb, por të mbijetuarit thanë se ajo ishte aq e ngjeshur sa që turma nuk ishte në gjendje të lëvizte në vend të sigurt kur telat e kabllove filluan të këputeshin.

“Kishte shumë njerëz në urë. Mezi mund të lëviznim,” tha Sidik Bai, 27 vjeç, derisa po shërohej nga plagët në një shtrat spitali në Morbi. Sidik tha se ai u hodh në ujë kur ura filloi të plasaritet dhe pa mikun e tij duke u shtypur nga karrexhata e saj metalike.
Ai i mbijetoi fatkeqësisë duke u ngjitur në urë dhe duke u mbajtur te kabllot e saj, por shoku i tij nuk mundi t’ia dilte.

Një viktimë si pasojë e shembjes së urës. Foto: AP

Kryeministri Narendra Modi, i cili ishte në shtetin e tij të lindjes në Gujarat për një vizitë treditore, tha se ishte “thellësisht i pikëlluar nga tragjedia”. Zyra e tij njoftoi kompensimin për familjet e të vdekurve dhe bëri thirrje për përpjekje të shpejta shpëtimi.

“Rrallëherë në jetën time, do të kisha përjetuar një dhimbje të tillë,” tha Modi gjatë një ngjarjeje publike në shtet të hënën.

Modi e udhëhoqi Gujarat si zyrtari kryesor i saj, i zgjedhur për 12 vjet përpara se të bëhej kryeministër i Indisë në 2014.

“Të gjithë bërtisnin për ndihmë, por një nga një ata filluan të zhdukeshin në ujë,” tha Sidik.

Kanalet lokale të lajmeve shfaqën fotografi të të zhdukurve të shpërndara nga të afërmit e shqetësuar, të cilët i kërkonin të dashurit e tyre. Shumë anëtarë të familjes vrapuan drejt spitaleve të mbipopulluara duke kërkuar të afërmit e tyre.

Ura e shembur. Foto: AP





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika