Koreja e Jugut ndan 10 mijë e 500 dollarë për funeralet e viktimave në Seul

Qeveria e Koresë së Jugut si shenjë mbështetjeje ndaj familjarëve të viktimave të incidentit tragjik në Seul, do të shpërndajë 10 mijë e 500 dollarë për shpenzime të funeraleve për viktimat që humbën jetën në festën e Halloween-it

Një qytetar duke fshirë lotët e tij derisa bën homazhe për viktimat e incidentit vdekjeprurës të Halloween-it të shtunën mbrëma,(AP Photo /Ahn Young-joon)





Qeveria e Koresë së Jugut ka njoftuar se do të sigurojë 10 mijë e 500 dollarë, për shpenzime të funeraleve për familjet e viktimave, të cilët humbën jetën në rrëmujën e Halloween-it në Seul.

“Të gjitha familjet janë krahasuar me një nëpunës civil të caktuar posaçërisht dhe stafi qeveritar është dërguar në 31 shtëpi funerale, për të mbështetur organizimet e funeralit”.

Kështu ka deklaruar të hënën, zëvendësministri për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Sigurisë, Kim Sung-ho.

Ndryshe më 29 tetor, rreth 153 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e rrëmujës së shkaktuar në kryeqytetin e Koresë së Jugut në Seul, gjatë festimeve të Halloween.

Viktimat u shtypën nga një turmë e madhe, e cila po shtynte përpara në një rrugë të ngushtë, gjatë festimeve të Halloween pranë hotelit Hamilton, në zonën Itaewon.

Pamjet në mediat sociale treguan shumë viktima të shtrirë në trotuar, ndërsa punëtorët nga shërbimet e urgjencës dhe kalimtarët kryenin CPR, në një përpjekje për t’i ringjallur ato.

Mediat koreano-jugore raportuan se gjithsej 153 persona u vranë në përplasjen e turmës në një zonë të mbushur me jetë nate në Seul, të shtunën mbrëma, ndërsa të paktën 82 u plagosën.

Ndërkaq, Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka shpallur një periudhë kombëtare zie, pasi numri i të vdekurve kishte shkuar në 153.

Presidenti, Yoon Suk-yeol shprehu ngushëllimet për viktimat dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit në një deklaratë të dielën, përpara se të vizitonte skenën e përplasjes së turmës.

“Kjo është vërtet tragjike,” tha ai. “Një tragjedi dhe fatkeqësi që nuk duhej të kishte ndodhur në zemër të Seulit mbrëmë”.

Ishte ngjarja e parë e Halloween në Seul, në tre vjet pasi vendi hoqi kufizimet e COVID-19 dhe distancimin shoqëror.

Shumë nga të pranishmit ishin të veshur me maska ​​dhe kostume të Halloween.

 “Halloween” sjell fatkeqësi në Kore, rreth 146 të vdekur nga rrëmuja e shkaktuar gjatë festimeve   





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika