Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë që sulmet ajrore ruse kanë goditur një objekt energjetik që furnizonte me energji 350 mijë apartamente në Kiev.
Klitschenko për Telegram është shprehur se “Punëtorët e energjisë po punojnë për rivendosjen e furnizimit me energji elektrike, pasi një objekt që furnizon 350,000 apartamente është dëmtuar”,
Kryebashkiaku i Kievit ka theksuar se shërbimet e urgjencës, specialistë nga DTEK, kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë, dhe operatori ukrainas i energjisë “Ukrenergo” ishin “duke bërë çmos për ta stabilizuar situatën sa më shpejt që të jetë e mundur”, raporton CNN.
Shpërthimet janë dëgjuar gjatë orëve të hershme të mëngjesit të së hënës, sipas ekipeve të CNN në terren.
Gjatë kësaj periudhe, disa pjesë të qytetit kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë. Kjo situatë rrjedhë, pas dëmtimeve të shkaktuara në infrastrukturën energjetike, gjatë sulmeve të fundit ajrore ruse.