Anëtari i LVV-së në Podujevë pretendon se është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij

Një përleshje fizike ka ndodhur në Komunën e Podujevës, në mes të dy këshilltarëve komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje





Në Komunën e Podujevës, këshilltari komunal i Lëvizjes Vetëvendosje, Ragip Fetahu, është duke pretenduar se është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij, i po kësaj partie.

Përmes një shkrimi në rrjete sociale, Fetahu ka thënë se është sulmuar nga Artit Mulliqi, i cili sipas tij, e ka ofenduar dhe më pas edhe e ka goditur në pjesën e pasme të kokës.

Krejt kjo ka ndodhur nga një mosmarrëveshje në lidhje me pozitën e Shefit të Asamblistëve të LVV-së në Komunën e Podujevës.

“Duke u kthyer për në Komunë, z.Mulliqi më vjen nga pas dhe më drejtohet kështu; ku je ti që sponsoron lajme të rrejshme për mua. Unë i drejtohem; ti ke kërkuar votë për shef të Asambleistëve, secili e ka punën e tij, mos m’u drejto mua kështu. Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje”, ka vijuar ai

“Kam tentuar disa herë ta largojë me duar, por nuk munda. Kam lëvizur me duar pa ndërprerë. Por, ai nuk më lëshonte. Kanë ndërhyrë disa persona për ta larguar dhe në tentim e sipër më godet në pjesën e pasme të kokës duke më shkaktuar dhembje ekstreme të kokës dhe marramendje”, ka vijuar ai.

Pas sulmit, Fetahu pretendon se është larguar nga oborri i komunës, për shkak se Artit Mulliqi, sipas tij, e ka kërcënuar edhe më tej.

“Pas kësaj situate, unë jam larguar me shpejtësi nga oborri i komunës, sepse kolegu tërë kohën me shante dhe tentonte të afrohej”, ka thënë Fetahu.

Fetahu ka thënë se ky sulm mund të ketë ardhur për shkak të problemeve të brendshme partiake dhe për shkak se Mulliqi, sipas tij, nuk ka arritur ta sigurojë një votë për shefin e grupit të asamblistëve në Podujevë

Nuk kam pasur asnjëherë probleme me këtë person.

“Ky është inskenim i pastër i formacioneve të brendshme parapolitike të LVV, në raport me mua, për shkak të qëndrimeve të mia parimore në interes të qytetarëve të Llapit. Do të jem përjetë vetëm në interes të tyre, e jo pjesë e grupacioneve dhe formacioneve fetare e parapolitike”, ka thënë ai.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika