Analisti, Astrit Gashi, e ka komentuar vendimin e Qeverisë Kurti II, për të shtyre vendimin për targat, ku ai ka thënë se ky vendim është një strategji e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Vendimi për targat është një lëvizje e fuqishme edhe e guximshme e kryeministri të Kosovës, Albin Kurti”, ka thënë Gashi.
Ai ka vlerësuar se Kurti edhe pse ka afate për dialogun, ai ka vendosur që me modifikimin e vendimit për targat e paligjshme “KM” të krijojë afatet e tij, për dialogun me Serbinë.
“Ky vendim nuk është për targa, por është duke i qitur afatet e tij për dialogun, në drejtim të Serbisë dhe Bashkimit Evropian”, ka theksuar Gashi.
Politika e Kosovës në të kaluarën kur ka pasur kërkesa të tilla për marrëveshje ose i kanë pranuar ose i kanë refuzuar, ka konstatuar Gashi.
“Ne nuk kemi provuar që të ndikojmë në procesin e dialogut, dhe ky është një hap që Kurti është duke tentuar të ndikojë në procesin e dialogut. Ai është duke i kërkuar edhe do afate të dialogut të cilat po vendosen sikurse afate për targat”, ka shpjeguar ai.
Analisti Gashi ka përfunduar duke thënë se vendimet për modifikim të vendimit për targat janë lëvizje të mençura dhe kualitative.