Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë axha i tij, Ymer Muhaxheri.
Muhaxheri gjithashtu ka shpërndarë një fotografi së bashku me të ndjerin.
“Vdekja nuk është fjala e fundit, Axhë. Faleminderit për gjithçka”, thuhet në postimin e tij.
Ymer Muhaxheri kishte lindur më 15.10.1929, ndërsa i kishte shërbyer arsimimit të Kosovës për 40 vjet.
Ai kishte qenë profesor i filozofisë. Ndryshe, Muhaxheri ishte kryetar i LDK’së në komunën e Pejës gjatë viteve të 90-ta.
Ndërkaq, ishte zgjedhur edhe deputet në periudhën e parë legjislative të Kuvendit të Kosovës (17.11.2004 – 21.11.2004).
Në vitin 2019 ishte shpallur qytetar nderi në Komunën e Pejës.