Anulohet seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Është anuluar seanca gjyqësore për vrasjen e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq, për shkak të mungesës së dëshmitarëve

Politikani, Oliver Ivanoviq





Në Gjykatën Themelore në Prishtinë,  është anuluar seanca e së martës për vrasjen e ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur gjykatësi Valon Kurtaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Kurtaj njoftoi se arsyeja e anulimit të kësaj seance është bërë për shkak se nuk është arritur të sigurohen dëshmitarët.

Ndërsa, seanca e radhës në këtë çështje pritet të mbahet 4 nëntor, ashtu siç kishte qenë e paraparë më herët.

Të akuzuarit Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq ngarkohen  se në bashkëpunim edhe me të pandehurit që janë në arrati Zheiko Bojiç, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç kanë kryer vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Seanca fillestare ishte mbajtur me 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave.

Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve dhe çështja ishte kthyer në rivendosje.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika