Federata e pëllumbave rrotullues ndihmon iniciativën “Barnatorja”

Iniciativa "Barnatorja" në emisionin "Radar" me Edita Dolin në Radio Dukagjini, është përkrahur nga Federata e pëllumbave rrotullues të Kosovës. Fahri Abazi, kryetar i Federatës së pëllumbave rrotullues të Kosovës, i ftuar në emisionin "Radar" ka treguar se ka dhuruar një shumë prej 1530 euro për iniciativën "Barnatorja"

Fahri Abazi, kryetar i Federatës së pëllumbave rrotullues të Kosovës në emisionin "Radar" me Edita Dolin në Radio Dukagjini





Iniciativa “Barnatorja”, që është një bashkëpunim mes emisionit “Radar” me Edita Dolin, në Radio Dukagjini, ushtarëve të “Radar” dhe MN Farm në Prishtinë, po vazhdon të përkrahet nga shumë qytetarë. Një ndihmë e ka dhënë të martën e 1 nëntorit edhe Federata e pëllumbave rrotullues të Kosovës.

Fahri Abazi, kryetar i Federatës së pëllumbave rrotullues të Kosovës dhe dy herë kampion i Kosovës në Dynek, gjatë bisedës në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, tregoi se në bashkëpunim me një grup shokësh, kanë vendosur që ta krijojnë një fond që do të ndihmonte familjet në nevojë.

“Nga ky aksion nga qytetarë nga Kosova dhe Diaspora janë grumbulluar 3630 euro. Me një pjesë të tyre i kemi ndihmuar 5 familje me pako ushqimore dhe me dru. Janë ndihmuar dy familje në Mitrovicë, dy në Vushtrri dhe një në Gjilan. Ndërsa pjesën tjetër të mbetur në vlerë prej 1530 euro, Federata ka vendosur t’i ndaj për iniciativen “Barnatorja” në Radar, për t’ua lehtësuar edhe juve punën e madhe që e bëni për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë”, ka thënë Abazi, për Radio Dukagjini.

Abazi, gjatë kësaj bisede tregoi se Federata e pëllumbave rrotullues të Kosovës, e cila është themeluar në vitin 1981, përveq shumë garave që mban ka edhe karakter human.

Ndryshe, iniciativa “Barnatorja” në RTV Dukagjini, do të realizohet çdo të enjte deri në fund të vitit dhe do të ndihmojë që personat që trajtohen në QKUK, të mund t’i marrin medikamentet e tyre pa pagesë.