Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është përplasur me deputeten e LVV-së, Mirlinda Sadiku.
Gjatë konfrontimit verbal, Qalaj e ka quajtur “papagall” deputeten Sadiku. Kjo ka bërë që të gjithë deputetët e LVV-së që ishin duke marrë pjesë në komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike ta lëshojnë sallën.
Qalaj më tej ka refuzuar t’i kërkojë falje, duke thënë se deputetja Sadiku nuk i ka dhënë hapësirë deputetëve të tjerë që ta marrin fjalën.
Puna e komisionit ka vazhduar pa deputetët e LVV-së, dhe pa ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.