Shqiptohen mbi 30 fletëqortime nga Policia e Kosovës në Veri

Policia e Kosovës deri në mesditë, ka shqiptuar mbi 30 fletë qortime për të gjithë qytetarët që ende posedojnë në automjete, targat ilegale si KM, PR

Pamje nga Mitrovica Veriore





Policia e Kosovës, të martën zyrtarisht ka filluar “qortimin”, për qytetarët të cilët nuk i kanë të konvertuar targat e automjeteve nga ilegale në RKS.

Në pikën kufitare në Jarinje, situata është e qetë, derisa Policia e Kosovës deri në mesditë, ka shqiptuar mbi 30 fletë qortime për të gjithë qytetarët që ende posedojnë në automjete, targat ilegale si KM, PR, etj.

Siç raporton RTK, deri më tani policia nuk ka hasur në rezistencë, gjatë zbatimit të vendimit të përshkallëzuar.

Ndryshe, vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS, tashmë ka hyrë në fuqi.

Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet në tri faza, që fillimisht parashihen vërejtjet, ndërsa pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën.

Duke nisur nga një nëntori e deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjera, pas të cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë më targa ilegale në qarkullim.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka inkurajuar qytetarët që të mos mbesin peng të interesave politike dhe grupeve kriminale por të shfrytëzojnë të gjitha lehtësirat dhe të regjistrojnë mjetet e tyre në të gjitha Qendrat e Regjistrimit, pa marrë parasysh vendbanimin apo vendqëndrimin.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se të martën e një nëntorit, Policia e Kosovës, ka filluar shqiptimin e masës së qortimit.

“Policia e Kosovës në përputhje me vendimin e ri të Qeverisë dhe legjislacionin në fuqi, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale, fillon shqiptimin e masës së qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në cilëndo nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS”, ka shkruar Sveçla.

Ministri i këtij dikasteri ka ftuar të gjithë qytetarët që posedojnë automjete me targat ilegale që t’i konvertojnë ato në RKS.

“Ftoj të gjithë qytetarët tanë të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend”, shtoi ai.

Sipas tij, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të ofroj siguri dhe sundim të ligjit në gjithë vendin dhe për të gjithë qytetarët e saj pa dallim.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika