Deputeti ukrainas e quan histeri mobilizimin e ushtrisë serbe për “situatën” në Kosovë

Deputeti i Ukrainës, Oleksii Goncharenko i ka quajtur histeri deklaratat e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq për mobilizim të ushtrisë serbe për shkak "të situatës me targa" në Kosovë gjersa ka shtuar se "Beogradi tenton që gjithçka të kthejë në temë ushtarake"

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko





Deputeti ukrainas, Oleksii Goncharenko pas deklaratave të Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, se ushtria serbe ka ngritur nivelin e gatishmërisë për shkak “të situatës” në Kosovë, ka thënë se Serbia tenton që gjithçka të kthejë në një temë ushtarake.

Ai e ka quajtur këtë histeri në Serbi, kështu duke krahasuar Serbinë me Rusinë.

“Beogradi menjëherë fillon të kthejë gjithçka në një temë ushtarake. Të kujton shumë një nga fqinjët tanë, a nuk mendoni kështu”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, më 1 nëntor, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se me urdhër të presidentit Aleksandër Vuçiq, ushtria e Serbisë është ngritur në “nivel gatishmërie” për shkak të situatës në Kosovë.

Ministri serb, Vuçeviq për televizionin serb, “Happy”, ka thënë se “Serbia është shtet serioz dhe prandaj askush nuk duhet të luajë ‘lojëra lufte’”.

Tutje ai ka theksuar “Nuk mund të jemi të qetë, por jemi për dialog”.

Sipas tij, ushtria e Serbisë është e gatshme të zbatojë çfarëdo vendimi nga Vuçiqi, si komandant suprem, për të mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, përfshirë serbët në Kosovë, raporton N1.

“Njerëzit duhet të dinë se Ushtria e Serbisë është shumëfish më e fortë se që ishte dhe meriton respekt”, ka shtuar ai.

Vuçeviq: Ushtria e Serbisë në gatishmëri për shkak të situatës në Kosovë

Ndërkaq, Policia e Kosovës, të martën e 1 nëntorit zyrtarisht ka filluar “qortimin”, për qytetarët të cilët nuk i kanë të konvertuar targat e automjetit nga ilegale në legale.

Qeveria e Kosovës e ka ndarë vendimin e saj për targat në disa shkallë.

Së pari është qortimi, pastaj nga data 21 nëntor do të ketë shqiptim gjobash, me 21 janar targa provuese dhe me 21 prill pritet që vendimi për t’i legalizuar targat të zbatohet tërësisht.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ShBA dhe BE, të cilat janë shprehur të zhgënjyer nga vendimi i kryeministrit të Kosovës, për ta zbatuar vendimin dhe për të mos e shtyrë afatin për dhjetë muaj, ashtu siç kishin kërkuar ata.

Ndryshe, deputeti ukrainas, Goncharenko, më 5 gusht e kishte dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë, përmes së cilës kërkonte që vendi i tij ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Deputeti i Ukrainës, Oleksii Goncharenkjo, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka folur edhe në gjuhën shqipe, duke thënë se “Kosova është Evropë”.

Po ashtu, deputeti ukrainas ka kërkuar nga të gjithë vendet që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, përfshirë edhe Ukrainën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Deputeti ukrainas flet shqip: Kosova është Evropë (VIDEO)

 





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika