Dy persona kanë mbetur të lënduar si rrjedhojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli.
Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Në orën 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar”, ka thënë Kelani.
Raportohet se ky aksident kishte shkaktuar kolona të gjata në trafik.