Të martën e një nëntorit, ka vdekur një 47-vjeçar me origjinë shqiptare në një aksident rrugor në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martes në rrugën Michail Psellou, që gjendet në lindje të Selanikut, ka raportuar një Gazetë Greke (Pirosvestiko Soma) në rrjetin social Twitter.
Χωρίς αισθήσεις ανασύρθηκε άνδρας από ημιφορτηγό στην Κηφισιά Θεσσαλονίκης με τη χρήση διασωστικής σειράς και παρελήφθη από ασθενοφόρο του ΕΚΑΒ. Επιχείρησαν 7 #πυροσβέστες με 2 οχήματα.
— Πυροσβεστικό Σώμα (@pyrosvestiki) November 1, 2022
Shqiptari që u godit për vdekje, ka qenë duke ndërruar gomën e automjetit të tij, që kamioni e ka marrë përpara dhe e ka përplasur, kështu që ka mbetur i vdekur.
Mediat greke kanë raportuar se emigranti shqiptar ka vdekur dhe se policia është duke hetuar rrethanat e sakta të aksidentit.