Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se largimi i targave KM është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, marrëveshje kjo e arritur më herët në mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes Twitterit, Rohde ka reaguar pas planit të ri të Qeverisë së Kosovë për çështjen targave i cili hyri në fuqi mesnatën e kaluar.
“Nevojitet një arsyetim i shëndoshë për çështjen e targave: Ne si BE dhe QUINT kemi qenë gjithmonë të qartë se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat KM etj. Kjo është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit”, ka shkruar Rhode gjersa ka theksuar se duhet të merren parasysh këshillat që periudha tranzitore për largimin e këtyre targave të jetë gjithsej 12 muaj, aq sa i ishte propozuar Kurtit.
2/3 We likewise have always been vocal about a longer transition period (12 months in total) as foreseen in the said agreement, also to solve remaining technical issues pragmatically. We still think our advice should be followed.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 1, 2022
“Ne gjithashtu kemi qenë gjithmonë të zëshëm për një periudhë më të gjatë tranzicioni (12 muaj në total) siç parashikohet në marrëveshjen në fjalë”, ka shkruar ai.
1/3 More common sense needed on the issue of licence plates: We as EU and QUINT have always been clear that Kosovo has the right to phase out of KM and etc. plates. This is in line with the Brussels' agreements.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 1, 2022
Krahas kësaj, ai ka thënë se do të dëshironte të shihte më shumë përpjekje nga përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës lidhur me çështjen dhe stabilizimin e saj në vend.
Plani i ri i Qeverisë së Kosovës pritet të zbatohet në tri faza, faza të cilat përfshijnë qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme, gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe targa provuese.
Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill. Pas kësaj date, makina me targa “RKS” do të jenë të vetmet të cilave do u lejohen qarkullimi.