Pas kritikave për 20 dollarë, Musk vjen me ofertë për 8 dollarë në muaj

Elon Musk pas blerjes së Twitter kishte kërkuar që llogaritë e verifikuara në këtë rrjet social, të paguajnë nga 20 dollarë në muaj, gjë për të cilën u kundërshtua. Kështu një gjë e tillë e shtyu atë të marrë një vendim tjetër, që kësaj rradhe ka kërkuar nga përdoruesit që kanë llogaritë e verifikuara të paguajnë nga 8 dollarë në muaj

Elon Musk





Pas blerjes së rrjetit social Twitter dhe shkarkimit të bordit, Elon Musk, ka propozuar një pagesë prej 20 dollarësh në muaj për të gjitha llogaritë e verifikuara.

Por, kjo iniciativë hasi në kritika dhe kundërshti, pasi shumë e konsideruar se një shumë e tillë është e pakuptimtë.

Kësisoj, duke e parë se me këtë lëvizje do të mund të ketë largim të përdoruesve të këtij rrjeti social, Musk ka vendosur të ofrojë një alternativë tjetër.

Ai ka reaguar në rrjetin social Twitter, në llogarinë e tij, duke thënë se llogaritë e verifikuara do të paguajnë nga 8 dollarë në muaj, megjithatë mbetet të shihet nëse oferta do të pritet mirë apo jo.

Pas blerjes së Twitter, themeluesi i Tesla dhe SpaceX ka shkarkuar bordin e kompanisë, duke u bërë vet drejtor i të gjitha departamenteve.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika