Ymeri: Qortimi amerikan, një brengë shtesë e SHBA-ve që mund të pengojë dialogun Kosovë – Serbi

Sipas analisti Ymeri, SHBA-të po lexojnë një çështje papërgjegjësia nga ana e Qeverisë së Kosovës karshi çështjeve që kanë të bëjnë me Serbinë

Visar Ymeri, analist

Analisti Visar Ymeri ka thënë se “qortimi amerikan” mbetet interesant ngase i njëjti, paraqet një brengë shtesë të SHBA-ve për Kosovën, një pengesë në procesin e dialogut dhe jo një qortim specifik për targat.

I ftuar në Debat Plus,Visar Ymeri ka thënë se Republika e Kosovës gjendet në një situatë në të cilët miqtë ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po bëjnë të qartë se duhet ulur dhe diskutuar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Por sipas tij, një proces i tillë po has në pengesa.

“Kosova është në një situate në raport me Serbinë në të cilën miqët tanë ndërkombëtar po na thojnë se jemi në një fazë ndërkombëtare për të cilën na thotë të ulemi e të diskutojmë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila pastaj do të zgjidh të gjitha problemet e tjera. Pengesa kryesore për këtë ka qenë Qeveria serbe ose më mire të themi Vuçiq. Kjo është ajo ç’ka mund të themi nga ajo që shihet nga jashtë”, ka deklaruar Ymeri.

Krahas kësaj, Ymeri ka thënë se Serbisë i është kërkuar të pozicionohet nga pozita e saj politike dhe mbështetja që kjo e fundit i ka treguar Rusisë në raport me luftën në Ukrainë dhe njëherit, edhe në qasjen e saj ndaj Kosovës.

Ai thotë se një çështje e tillë mund të kuptohet më së miri nga përplasja në mes zëvëndëskryeministrit Besnik Bislmi dhe ambasadorit Hill, konferencë në të cilën Bislimi nuk ishte lejuar të shkonte fizikisht.

Sipas tij, problemi qëndron tek integrimi i pjesës veriore në shoqërinë kosovare por Qeveria e Republikës së Kosovës, jo vetëm ajo e Kurtit, do duhet të mbrojë interesat e Republikës së Kosovës.

“Ne duhet të bëjmë ndarjen në mes çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë dhe ato që kanë të bëjnë me çështjet politike. Mënyra se si i zbatojmë çështjet e mosbzatimit të targave, rrjedhimisht është çështje e sigurisë. Kjo është arsyeja se pse perëndimi është zhgënjyer me Kosovën, ose shqetësuar me mirë thënë, se janë të dyjat”, ka thënë Ymeri gjersa ka theksuar se SHBA-të po lexojnë një çështje papërgjegjësia nga ana e Qeverisë së Kosovës karshi çështjeve që kanë të bëjnë me Serbinë.

Lidhur me çështjen e targave, më herët të martën, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se largimi i targave KM është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, marrëveshje kjo e arritur më herët në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq për këtë kishte reaguar edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill. Ai ishte shprehur i zhgënjyer dhe njëherit, i shqetësuar për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me afatin e konvertimit të targave në vend.

Në një përgjigje për mediumin serb, Hill kishte thënë se ndonëse kërkesa për shtyerjen e periudhës së riregjistrimit të targave të automjeteve nga ana e SHBA-së ishte e vazhdueshme, përgjigja ishte zhgënjyese.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS, tashmë ka hyrë në fuqi.

Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet në tri faza, që fillimisht parashihen vërejtjet, ndërsa pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën.

Duke nisur nga një nëntori e deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjera, pas të cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë më targa ilegale në qarkullim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika