Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq lidhur me pretendimin se dronë të panjohur po lëviznin nga territori i Republikës së Kosovës mbi vendbanimin e Rashkës.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se pretendime të tilla po bëhen me pretekst të rritjes së numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës.
“Në lidhje me deklarimin e Kryeministrit të Serbisë, për gjoja lëvizjen e dronëve të panjohur nga territori i Republikës së Kosovës mbi vendbanimin e Rashkës, njoftojmë qytetarët se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta, dhe çfarëdo diskursi i tillë është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”, ka deklaruar Mehaj.
Sipas Mehaj, veprime të tilla kanë për qëllim tentim-destabilizimin e Republikës së Kosovës përmes ngjalljes së frikës tek komuniteti serb për pretendimet se masa të dhunshme do të ndërmerren nga ana e institucioneve të Qeverisë së Kosovës, tek të gjithë qytetarët që përdorin targa ilegale të Serbisë institucioneve të qeverisë, tek të gjithë ata që përdorin targa ilegale të Serbisë.
“Duam të sigurojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se ashtu siç janë njoftuar edhe më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ky proces ka për synim ligjshmërinë në shtetin tonë, rritjen e sigurisë në trafik, dhe nuk është i drejtuar ndaj asnjë etnie të caktuar. Të gjithë qytetarët që kanë pasur në shfrytëzim tabela të tilla deri me datën 31 mars 2023, do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim të mjeteve nga targa ilegale në targa RKS, duke përfshirë: taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit”, ka shkruar Mehaj.
Ai thekson se ushtria e Republikës së Kosovës do të garantoj mbrojtjen e të gjithë shtetasve brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe çdo veprim i Kosovës, në koordinim me aleatët ndërkombëtar do të bëhet me qëllim të mbrojtjes së integritetit teritorial dhe vlerave demokratike evropiane.
Analisti ushtarak, Aleksandar Radiq ka thënë se dronë të vegjël komercial, të lirë dhe të disponueshëm në treg, janë praktikisht të paprekshëm nga aviacioni luftarak serb. Megjithatë, ai konsideron se radarët serb kanë një avantazh ndaj këtyre dronëve.
Ky deklarim i Radiq vije pas pretendimeve të mediave serbe se një bazë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën është vëzhguar nga dronët.
Sipas Radiq, po të përdorshin dornët më të sofistikuar, Serbia do të nënkuptonte se ata janë dërguar nga ndonjë fuqi e madhe siç është KFOR-i.
Sipas mediave në Serbi, dronët ishin mbi Rashkë, përkatësisht mbi kazermën ushtarake ku pretendohet se kanë vëzhguar Forcat e Armatosura të Serbisë, por sipas tyre i pari i Serbisë, Aleksandar Vuçi, ka urdhëruar rrëzimin e të gjitha dronëve të “armikut” që ndodhshin në territorin e Serbisë.
Dronë të vegjël ‘vëzhgojnë’ ushtrinë serbe, Vuçiq urdhëron rrëzimi i tyre