Emisioni “Super 3nd” çdo javë sjell artistë të rinj shumë të talentuar, të cilët përformojnë live në studion e Radio Dukagjinit.
Kësaj radhe në “Super 3nd” me Drilonën dhe Mirdonin ishte i ftuar Loni Haklaj, një artist i ri shumë i apasionuar pas muzikës.
Haklaj cilëson se ai bën muzikë moderne, mirëpo këndon edhe nëpër dasma, duke bërë që të ketë një repertoar mjaft të gjërë.
Artisti deklaroi se gjatë kësaj kohe është shumë i zënë me xhirime për fundvit, si dhe me kompilimin e potpurive.
Haklaj gjithashtu deklaroi se ka edhe 3-4 këngë të punuara, të finalizuara, mirëpo sipas tij, nuk është koha e duhur për t’i publikuar, dhe se po pret momentin e dukur ta bëjë këtë.
Ai thotë se është shumë aktiv në rrjetet sociale sidomos në TikTok e Instagram, ku do të mund ta gjeni nën emrin Loni Haklaj.