Hoti – Qeverisë: Ekonomia ka rreth 500 milionë euro më pak për shkak të paditurisë

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me inflacionin në Kosovë. Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nga Qeveria në vitin 2022 janë realizuar investime kapitale rreth 20 për qind më pak se në vitin 2021 dhe 24 për qind më pak se 2020-ën

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti





Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se nga “padituria” e tyre në ekonomi ka rreth 500 milionë euro më pak.

Po ashtu, ai ka thënë se 678 milionë eurot që Qeveria sipas tij po i mban në bankë janë zhvlerësuar për 20 për qind ose për 136 milionë.

Hoti ka thënë se “mund të ishte pezulluar akciza në naftë, si dhe përgjysmuar TVSH-ja në naftë dhe në mallra ushqimore, pa shkaktuar asnjë vështirësi buxhetore për Qeverinë”.

“Sikur të mos mblidheshin këto mjete vetëm sa për t’i mbajtur në llogari, sot ekonomia do të kishte edhe 300 mil euro në qarkullim.  Këto mjetet tanimë janë zhvlerësuar nga infalcioni për rreth 20 për qind, që është rreth 136 mil euro”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Ndërsa, ai ka shtuar se Qeveria as nuk i shpenzojnë mjetet e mbledhura për projekte, e as nuk ua lënë qytetarëve.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se “buxheti për vitin 2023 nuk e parasheh zbatimin e Ligjit të pagave, s’parasheh as rritje pensionesh”.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Gjithashtu, edhe deputetja Bajrami ka akuzuar Qeverinë që nuk po e llogaritë inflacionin që i ka goditur qytetarët, duke mos reflektuar në rritje të pagave.

“Kur Kosova po përballet me inflacion, Qeveria e Kosovës ka propozuar ”buxhetin më të madh në histori”, ku nuk përfshinë rritje të pensioneve. Nuk ka paraparë as kosto për zbatimin e Ligjit të pagave. Pra, nuk ka paraparë rritje pagash, nuk ka paraparë as indeksim të pensioneve dhe pagave për normën e inflacionit”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo ka thënë se inflacioni është 12.7 për qind e që për shportën bazë kalon rritja mbi 50 për qind, dhe sipas saj, Qeveria nuk ka asnjë plan.

Ndërkaq, Hoti në postimin e tij në Facebook, ka paraqitur edhe realizimet kapitale sipas raportit të buxhetit për muajin janar deri në muajin shator të vitit 2022.

“Sipas raportit të buxhetit për janar-shtator 2022, vetëm 21 për qind e investimeve kapitale janë realizuar 158 milionë nga 764 milionë të planifikuara. Kjo është 29 për qind më pak se më 2021 dhe 24 për qind më pak se më 2020”.

Ndërsa, ai ka shtuar se për shkak të mosrealizimit të shpenzimeve kapitale, tani ekonomisë i mungojnë rreth 200 milionë euro në qarkullim.

“Ka ministri, siç është Ministria e Industrisë, me vetëm 5 për qind realizim të shpenzimeve kapitale, apo Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave me 6 për qind, Ministria e Ekonomisë me 13 për qind, Ministria e Mbrojtjes me 15 për qind, e të tjera”, ka shkruar tutje Hoti.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika