Një 55-vjeçar është arrestuar në Dubravë të Ferizajit pasi ka sulmuar fizikisht gruan e tij 48-vjeçare.
Sipas njoftimit të Policisë, sulmi ka ardhur si shkak i një mosmarrëveshjeje, ku nga ky konflikt, lëndime ka pësuar edhe vetë 55-vjeçari nga djali i tij, D.N.
“Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet M.N (M/K) i moshës 55 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar bashkëshorten e tij S.H (F/K) e moshës 48 vjeçare, ndërsa lëndime trupore pëson edhe vetë M.N nga djali i tij D.N (M/K) i moshës 22 vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje, thuhet se policia i ka shoqëruar të dyshuarit në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari M.N është dërguar në mbajtje për 48 orë, me dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familje dhe sulm.
Ndërsa 22-vjeçari, D.N me dyshimin se ka shkaktuar lëndim trupor është liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq rasti vazhdon me procedura të mëtejme hetimore.