Shqiptarët e fshatrave në komunat veriore me shumicë serbe, Leposaviq e Zveçan thonë se janë të shqetësuar nga sulmet ndaj Policisë së Kosovës.
Disa nga ta thonë se një veprim i tillë, po bëhen për shkak të bllokimit të kontrabandës. Ndërsa të tjerë thonë se nuk befasohen nga këto veprime të tilla.
Sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës në veri nuk i kanë befasuar banorët e pakët të fshatit Zhazhë, i cili gjendet në Zveçan. Ata thonë se veprime të tilla janë të pritshme.
Granata e hedhur gjatë së premtes në drejtim të Policisë së Kosovës është dëgjua edhe në fshatin Zhazh të Zveçanit.
Kështu thonë banorët e këtij fshati, që së bashku me 3 fshatra të tjerë janë të vetmit në këtë komunë që janë të banuar me shqiptarë.
Këto sulme ndaj policisë e kanë frikësuar banorin e këtij fshati Nisret Cernai.
Cerani thotë se përderisa të ekzistojnë strukturat paralele serbe, nuk do të ketë rehati për ta.
Ndërsa, Rexhep Hetemi nga fshati Bistricë i komunës së Leposaviqit, thotë se qëllimi i këtyre sulmeve lidhet me kontrabandën.
Pavarësisht se sigurinë e vlerëson të brishtë, Hetemi thotë se kurrë nuk do ta lëshoj vendin e tij të lindjes.
Në këto fshatra të komunës së Zveçanit, numri i banorëve ndër vite është zvogëluar ndjeshëm.
Kurse në tri fshatrat e Leposaviqit siç janë, Bistricë, Koshtovë dhe Cerajë nuk janë më shumë se 30 shtëpi të banuara me shqiptarë.