Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se pas publikimit të video incizimit në rrjetet sociale të sulmit në shtëpinë e të moshuarave në Pejë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.
Në një komunikatë për media thuhet se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes se kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me këtë çështje penale do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
“Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi””, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës në një komunikatë për media, ka njoftuar se duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet se njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqve nё Pejё, ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё moshuare, policia menjёherё ёshtё vёnё ne veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin, dhe ka arrestuar dy tё dyshuara lidhur me rastin.
“Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime te mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e policisë.