Disa ditë pasi mori drejtimin e Twitter dhe një javë para zgjedhjeve afatmesme në SHBA, miliarderi Elon Musk është pozicionuar edhe si kryemoderator i një prej platformave më të rëndësishme të mediave sociale në politikën amerikane.
Musk ka thënë se nuk do të marrë vendime të mëdha në lidhje me përmbajtjen ose rikthimin e llogarive të ndaluara përpara se të krijojë një ‘këshill moderatori të përmbajtjes’ me këndvështrime të ndrzshme. Por sjellja e tij ka sinjalizuar ndryshe.
AP shkruan se ai është i angazhuar drejtpërdrejt me figura të së djathtës politike, të cilët po bëjnë thirrje për kufizime më të lira, duke përfshirë një kandidat republikan për sekretar të shtetit të Arizonës.
Madje, Musk e ka ndryshuar profilin e tij duke vendosur një foto të tij kur ishte fëmijë, duke mbajtur një telefon.
Këto ndërhyrje të premtuara të Musk kanë filluar javën e kaluar në ditën e tij të parë si pronar i Twitter.