Dronë afër bazave serbe, KFOR: S’kemi prova

Për akuzat nga presidenti serb Aleksander Vuçiq, se dronë të lëshuar nga Kosova kanë vëzhguar bazat ushtarake të Serbisë, ka reaguar edhe KFOR-i. Në një përgjigje për RTV Dukagjini, KFOR-i ka thënë se nuk kanë asnjë provë për atë që raportojnë mediat, në këtë rast mediat serbe





Në 381 kilometra kufi me Kosovën, Serbia i ka të vendosura 48 baza.

Shumica në pozicion sulmues, me ushtarë e xhandarmëri kufitare. Të armatosur rëndë e me sy drejt Kosovës.

Në pikën me veriore të vendit, në Rashkë të Serbisë ndodhet njëra nga kazermat.
Për kufirin në raport me Serbinë përkujdeset KFOR-i, por nuk mungon as Policia Kufitare e Kosovës.

Pikërisht për kufirin në Jarinjë, dhe në Merdare, ka folur të martën presidenti i Serbisë.
Aleksandar Vuçiq, propagandon se dronë nga territori i Kosovës kanë vëzhguar bazat e Serbisë.

Pretendim që u përgënjeshtrua nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Në vijë të njëjtë me Ministrinë e Mbrojtjes është përgjigjur edhe KFOR-i për RTV Dukagjini.

“Për momentin nuk kemi asnjë provë për atë që raportojnë mediat. Ne do t’ju ri-informojmë nëse kemi ndonjë informacion” , thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Përpos që e kontrollojnë kufirin, ushtarë të KFOR-it janë të pranishëm në çdo cep të komunave veriore.

Rrugës për në Jarinjë por edhe të stacionuar nëpër hyrje e dalje të fshatrave, të pajisur mirë madje edhe me gjeneratorë të tyre.

Po për sigurinë tash e disa muaj po punojnë pjesëtarë të Njësitit për Ndërhyrje të Shpejtë.
Këtë herë për mision kanë, t’iu bëjnë me dije shoferëve që targat ilegale “KM”, t’i kthejnë në “RKS”.

Shumë nga banorët e fshatit Leshak të Leposaviqit tashmë kanë pranuar letrën qortuese.

Ata që nuk e kanë Policia përkujdeset që ta pranojnë e të informohen.

Me uniformë të njëjtë rreth 30 kilometra tutje, operojnë njësi tjera të Policisë. Së fundmi të vendosura këtu në stacionin e ri në Kushtovë.

Prania e tyre ka shtuar sigurinë për banorët e zonës.

“Ka patrollime të KFOR-it edhe të Policisë. Provokime aktualisht nuk ka por ne si banorë këtu nuk është që jemi provokuar direkt fizikisht këtu afër. Këtu problemi është që ta bllokojnë rrugën. Ti nuk mundesh me dalë në rrugën kryesore për me shku për nevoja tuat në Mitrovicë”, është shprehur Enver Aliu, banor fshatit Cerajë.

Shqetësim për Enver Aliun mbeten disa kasolle ilegale përballë tyre. Ai ka thënë se pretendohet se janë shtëpi për gjuetarët, por shërbejnë për tjera qëllime.
“Janë disa shtëpi të gjuetorëve thonë serbët. Por ato kasolle këta serbët i përdorin zakonisht kur ka trazira. Ata dalin me kshyr këtu rrugën që të sjellë këtu në fshatin tonë, edhe kur policia del poshtë ata vëzhgojnë. Ata i përcjellin edhe dojnë me i pengu. Këta e kanë problemin me shtetin tonë Kosovën”, ka deklaruar Aliu.

Aliu ka thënë se për këto kasolle janë të informuara edhe institucionet e sigurisë. Rreth 2 kilometra larg fshatit Cerajë, RTV Dukagjini takoi një automjet të blinduar të KFOR-it Italian. Por që nuk dëshmohet me pamje, për shkak se nuk lejuan të incizohen me kamerë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika