Biden u kërkon votuesve që të shpëtojnë demokracinë nga gënjeshtrat dhe dhuna

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një fjalim të mërkurën mbrëma u bëri thirrje votuesve amerikan që nëpërmjet votave të tyre të ngritën kundër dhunës, e gënjeshtrave. Ai këto komente i ka fokusuar ndaj përkrahësve të ish presidentit, Donald Trump, “ultra MAGA”, të cilët sipas Biden po përpiqen të kenë " sukses aty ku dështuan” në përmbysjen e zgjedhjeve të 2020-ës

Presidenti amerikan Joe Biden

Duke paralajmëruar se vetë demokracia është në rrezik, Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve të mërkurën mbrëma që të përdorin votat e tyre në zgjedhjet afatmesme të javës së ardhshme për t’u ngritur kundër gënjeshtrave, dhunës dhe përçarësve të rrezikshëm të zgjedhjeve “ultra MAGA”, të cilët po përpiqen të kenë  sukses aty ku dështuan” në përmbysjen e zgjedhjeve të 2020-ës.

Nuk është koha për të qëndruar mënjanë, deklaroi ai.

“Heshtja është bashkëpunim”, shtoi Biden.

Pas javësh bisedimesh qetësuese për ekonominë dhe inflacionin e Amerikës, Biden iu drejtua një mesazhi më të errët, më urgjent, duke deklaruar në ditët e fundit të votimit të zgjedhjeve afatmesme se sistemi i qeverisjes së vendit është nën kërcënim nga gënjeshtrat e ish-presidentit Donald Trump që mohon zgjedhjet dhe dhunën Biden tha se ato frymëzojnë.

Presidenti veçoi republikanët “ultra MAGA” – një referencë ndaj sloganit të Trump “Make America Great Again” – duke i quajtur ata një pakicë, por “forcë lëvizëse” të Partisë Republikane, shkruan AP.

Duke vënë në dukje në veçanti sulmin e së premtes së kaluar ndaj bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, Biden tha se pretendimet e rreme të Trump për zgjedhjet e vjedhura kanë “ushqyer rritjen e rrezikshme të dhunës politike dhe frikësimit të votuesve gjatë dy viteve të fundit”.

“Ka një rritje alarmante në numrin e njerëzve në këtë vend që pranojnë dhunën politike ose thjesht qëndrojnë të heshtur,” shtoi Biden. “Në kockat tona ne e dimë se demokracia është në rrezik, por ne e dimë gjithashtu këtë: është në fuqinë tonë të ruajmë demokracinë tonë”.

“Kjo është rruga drejt kaosit në Amerikë. Është e paprecedentë. Është e paligjshme. Dhe është joamerikane”.

Fjalimi erdhi disa ditë pasi një burrë që kërkonte të rrëmbente kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Pelosi, plagosi rëndë bashkëshortin e saj, Paul Pelosi, në shtëpinë e tyre në San Francisko në shembullin më të keq të kohëve të fundit të dhunës politike që shpërtheu me kryengritjen e 6 janarit 2021 në Kapitol dhe ka vazhduar me incidente alarmante, por më pak spektakolare.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika