Ballkani do të zhvillojë të enjten sfidën e fundit në Ligën e Konferencës

Ekipi nga Kosova, Ballkani, që njihet si skuadra e parë që arrin në këtë fazë të garave evropiane, të enjten e 3 nëntorit, do ta mbyll sfidën e fundit në Ligën e Konferencës, që do të përballet me ekipin CFR Cluj

Ilustrim

Ballkani do ta mbyll të enjten sfidën e fundit në Ligën e Konferencës, që do të përballet me ekipin CFR Cluj.

Kampioni i Kosovës është skuadra e parë që arrin deri në këtë fazë të garave evropiane.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 18:45 në stadiumin “Constantin Radulescu”.

Në një konferencë për media para ndeshjes, trajneri Ilir Daja dhe mbrojtësi Armend Thaqi kanë deklaruar se përkundër faktit se tashmë janë pa gjasa, skuadra do të kërkojë fitore në këtë ndeshje për ta mbyllur aventurën evropiane në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në anën tjetër, Cluj do të kërkoj fitore ndaj Ballkanit, pasi një fitore e sotme do ta dërgojë Cluj në fazën tjetër të garës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika